Qeveria amerikane ndihmon 3 milionë banorë të mos humbin shtëpitë
Faqja 1 e 1
Qeveria amerikane ndihmon 3 milionë banorë të mos humbin shtëpitë
Uashington, 31 tetor Qamerikane po shqyrton një plan për të ndihmuar rreth 3 milionë banorë, që kanë vështirësi të paguajnë huatë e shtëpive dhe rrezikojnë t?i humbasin ato. Hollësitë e planit janë ende në përpunim e sipër, por duket se për të do të duhen rreth 50 miliardë dollarë nga paketa prej 700 miliardë dollarësh. Plani mund të përfshijë elementë, si ndryshimi i kushteve të huasë, duke ulur interesat, apo edhe vetë sasinë e huasë. Aktualisht ka disa programe për të ndihmuar kreditorët, që nuk po arrijnë të paguajnë huatë për shtëpitë, por kritikët thonë se ato po zbatohen shumë ngadalë dhe janë të vogla për të ndihmuar një numër të madh njerëzish.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi