Merkel dhe Braun pregatisin samitin financiar ndërkombëtar
Faqja 1 e 1
Merkel dhe Braun pregatisin samitin financiar ndërkombëtar
Londër, 31 tetor Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë sërish thirrje për një veprim të koordinuar kundër krizës financiare ndërkombëtare. Pas një takimi me kryeministrin britanik Gordon Braun, Merkel tha në Londër, se vendet evropiane duhet të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA të. Edhe vendet, si Kina dhe vendet e Golfit, duhet t'i bashkohen këtyre përpjekjeve. Por synimi kryesor i vizitës së Merkelit në Londër ishte përfshirja e Britanisë së Madhe në një strategji evropiane për samitin ndërkombëtar financiar. Takimi mes kancelares gjermane dhe kryeministrit britanik u shërben përgatitjeve të samitit botëror për financat, më 15 nëntor në SHBA.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi