Rajs dhe Abas do takohen më 7 nëntor
Faqja 1 e 1
Rajs dhe Abas do takohen më 7 nëntor
Ramallah, 31 tetor Kryenegociatori palestinez tha se Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs dhe kreu i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas do takohen më 7 nëntor në Bregun Perëndimor. Saeb Erekat tha se Rajs dhe Abas do ta vlerësojnë progresin e negociatave paqësore izraelito palestineze. Bisedimet e deritashme kanë prodhuar pak rezultate të prekshme dhe me gjasë do të pushojnë për disa muaj për shkak të ndryshimit të lidershipit në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael. Erekat gjithashtu tha se Rajs e ka ftuar liderin palestinez që të marrë pjesë në takimin e radhës së katërshes Ndërmjetësuese për Lindjen e Mesme, që do të mbahet në Sharm el Sheik.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi