Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përfaqësuesit e Mitrovicës apelojnë për gjakftohtësi pas incidentit të djeshëm

Shko poshtë

Përfaqësuesit e Mitrovicës apelojnë për gjakftohtësi pas incidentit të djeshëm Empty Përfaqësuesit e Mitrovicës apelojnë për gjakftohtësi pas incidentit të djeshëm

Mesazh nga enes Sat Nov 01, 2008 7:52 am

Mitrovicë, 31 tetor - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe ata të sigurisë në Mitrovicë në takimin e sotëm urgjent kanë apeluar për gjakftohtësi, pas përleshjes së djeshme mes serbëve e shqiptarëve. Në mbledhje tha se rreth 60 serbë kanë ndërhyrë dhe kanë kërkuar që një banor shqiptar i asaj lagjeje të ndërpresë meremetimin e shtëpisë së tij. Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi, ka apeluar për gjakftohtësi në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata. Ai tha se banorët kanë të drejtë të meremetojnë shtëpitë e tyre, prandaj UNMIK u duhet t'u ndihmojë dhe jo të bëjë probleme duke kërkuar leje që është absurde. "Pronarët e atyre shtëpive në atë lagje, kanë ndërtuar ato shtëpi shumë vite para luftës, ndërsa gjatë luftës ato janë shkatërruar dhe tani ata kanë filluar t'i pastrojnë dhe t'i meremetojnë përbrenda për t'i bërë të përshtatshme për banim. Është e drejtë individuale dhe s'ka kurrfarë ligji në botë që ndalon një gjë të tillë", tha Rexhepi. Rexhepi kritikoi strukturat e UNMIK ut që kanë urdhëruar policinë që të kërkojë ndalimin e punëve nga pronarët e atyre shtëpive. "Ne kemi kërkuar që UNMIK u të jetë i paanshëm, meqë deri me tani kemi përvojë jo të mirë", tha ai. Sipas Rexhepit, gjatë këtyre viteve të pasluftës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, serbët kanë ndërtuar banesa shumëkatëshe me leje ose pa leje të UNMIK ut ngjitur me pronat e shqiptarëve dhe pa i pyetur fare shqiptarët. Ndërsa në rastet kur shqiptarët fillojnë të punojnë, madje edhe të meremetojnë shtëpitë përbrenda, zyrtarët e UNMIK ut thonë se duhet kërkuar pëlqimin e serbëve. Andaj Rexhepi kërkoi që praktikë të ndërpritet, kurse UNMIK u duhet të kuptojë mandatin e vet. "Në veri duhet të filloj funksionimi i rendit dhe ligjit. Ne kemi kërkuar nga pronarët e atyre shtëpive që të ndërprenë punën për disa ditë derisa të sqarohet situata, por nuk kemi të drejtë prej tyre që të kërkojmë stopimin e punëve për t'u kthyer në shtëpitë e veta". Rasim Veseli, drejtor për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunë, sqaroi se pronar i atyre shtëpive që kanë filluar të meremetohen është Ali Kadriu, vëllai i të ndjerit Kadri Kadriu, piktorit që ishte vrarë nga serbët në fillim të luftës. Ai tha se pronari i atyre shtëpive ka një marrëveshje dhe një kontratë sipas të cilës që pesë vite ato shtëpi i ka shfrytëzuar me qira KFOR i. Ai tha se të gjithë banorët e Kroit të Vitakut, kanë të verifikuara pronësinë nga UN Habitati. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e KFOR it, të cilët sqaruan se ata kanë qenë në gjendje gatishmërie për të intervenuar, mirëpo nuk ka pasur nevojë pasi që policia e ka kryer punën e vet dhe nuk ka kërkuar ndihmë.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi