Topi vlerësoi qëndrimin konsekuent të Çekisë për çështjen e Kosovës
Faqja 1 e 1
Topi vlerësoi qëndrimin konsekuent të Çekisë për çështjen e Kosovës
Tiranë, 31 tetor - Presidenti i Shipërisë, Bamir Topi, në takimin me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Karel Shvarcenberg, i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë dhënë Shqipërisë në procesin integrues në strukturat euro atlantike si dhe për qëndrimin konsekuent për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe pavarësisë së saj. Presidenti Topi dhe Ministri i Jashtëm çek Shvarcenberg ndanë të njëjtin pikëpamje për sa i përket situatës në rajon, duke vlerësuar njëkohësisht edhe rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon për paqen dhe qëndrueshmërinë e tij afatgjatë. Ata nënvizuan faktin se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shtetit të ri demokratik, shumetnik dhe që respekton të gjitha të drejtat e pakicave, të gjitha vendet ballkanike duhet të projektojnë të ardhmen e tyre drejt integrimit në familjen e madhe europiane.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi