Wenger: Lufta për titull do të jetë interesante
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Sport
Faqja 1 e 1
Wenger: Lufta për titull do të jetë interesante
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se lufta për titull do të jetë shumë e ekuilibruar dhe çdo dobësi do të dënohet.
“Para një jave të gjithë thoshin se Chelsea është super-favorit, tash thonë Liverpooli. Gjërat ndryshojnë shpejt, andaj beteja do të bëhet shumë më interesante”, thotë Wenger.
“Sezonin e kaluar ishim shumë afër dhe me 83 pikë në një rast tjetër do të mund të ishim kampionë. Por, Manchester United kishte një pjesë të dytë të shkëlqyeshme të sezonit, ne lëshuam paksa nivelin e kualitetit dhe e humbëm titullin. Ende besoj se dobësi të vogla do të paguhen shumë shtrenjtë”, shton francezi.
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Sport
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|