Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hygerta Sako, mirëmëngjes në TVSH

Shko poshtë

Hygerta Sako, mirëmëngjes në TVSH Empty Hygerta Sako, mirëmëngjes në TVSH

Mesazh nga Emir Sat Oct 25, 2008 11:17 am

Hygerta Sako, mirëmëngjes në TVSH Hygerta_sako

Ish–miss-i Hygerta Sako, tani e tutje do të na thotë mirëmëngjes nga Televizioni Publik Shqiptar. Ajo do të prezantojë një format emision mëngjesi argëtues 2 orë, që do të nisë direkt pas përfundimit me të ftuar të profileve të ndryshme, direkt pas mbylljes së “Miss Globe International”.

Madje, këtë herë ajo do shfaqet më në formë se ndonjëherë më parë. Kjo një shfaqje ndryshe e Hygertës, pas pauzës së gjatë. “Miss Albania 1995” u rikthye në televizion me programin “Venus” në Tv Arbëria, ku zëvendësoi Huejda ElSayed. E deri para këtij prezantimi, lajmet për Hygerta Sakon kanë qenë të fokusuara vetëm më lidhje me jetën e saj private dhe sallonin e fustaneve të nusërisë.

Kjo dalje në ekran çdo ditë në TVA, si drejtuese e emisionit “Venus”, pas largimit të Hueyda El Saied nga ky emision, ishte një provë ndryshe e saj, në një emision talk-shoë, pasi e kishim para vetëm si prezantuese në festivale apo spektakle. Edhe pse të gjithë kujtuan se ajo pas krijimit të familjes, kishte lënë ekranin përgjithnjë, vetë Hygerta asnjëherë nuk kishte deklaruar që ishte shkëputur. Por la të nëkuptohej se një arsye ishte kujdesi për vogëlushen Anais.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi