Nëse një ditë …
Atmosfer :: Bota Hyjnore :: Bota Islame
Faqja 1 e 1
Nëse një ditë …
Nëse një ditë, vetë Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), në shtëpi për vizitë do t'ju vinte, për të ndenjur me ju disa ditë, sikur papritur t'ju trokiste në derë… Vallë ç'do të bënit? Megjithëse deri diku e përfytyroj...
Një miku të tillë kaq të nderuar, e di që dhomën më të mirë do t'i ofronit… gjellët më të mira do t'i përgatitnit… do të ndienit lumturi duke e parë në shtëpinë tuaj… me të vërtetë do të ndiheshit krenarë t'i shërbenit atij, e di... por vetëm më thoni…
Kur të shihnit Profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) që vjen drejt shtëpisë tuaj…A do të dilnit ta prisnit tek dera, apo para se ta fusnit brenda, me nxitim ca gazeta apo ca revista do t'i fshihnit…? E në vend të tyre Kuranin do të vinit…? Po filmat amerikanë në televizor do t'i shihnit, telenovelat…? Apo me nxitim do të vraponit ta fiknit televizorin para se ai t'ju tërhiqte vemendjen? Kush e di???
Pa më thoni bukuritë që shijoni nga kjo botë a do t'i fshihnit? Dhe në vend të të gjitha këtyre, nga raftet e pluhurosura do të nxirrnit librat me tefsir e hadithe...?
A do ta lejonit të hynte menjëherë brenda…? Apo të merakosur, duke thënë: "Po tani ç'të bëj" majtas-djathtas do të vraponit…? Hë pra, çdo të bënit vallë…? Sikur për pak ditë vetë Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) të vinte të rrinte në shtëpinë tuaj…?
A do të vazhdonit t'i bënit gjërat që bëni zakonisht?
A do të ishin bisedat tuaja familjare të njëjtat?
Pas çdo vakti do të ishte e vështirë të thonit duanë e sofrës? Pa varur aspak fytyrën, pa bërë as uf as puf përpara ushqimit…? A do ta falnit me rregull çdo vakt namazi…? Po për namazin e sabahut, nga shtrati i ngrohtë a do të ngriheshit herët e me nxitim?
Mirë, po këngët që pëshpërisni gjithmonë a do t'i këndonit?
Tani, pa më thoni, do të donit t’i dinte, gjërat që ju ushqejnë mendjen dhe shpirtin, apo nuk do t’ia lejonit atij këtë…? Ose ta themi ndryshe, a do ta çonit në çdo vend ku shkoni vetë edhe Profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!)… apo për pak ditë do t'i ndryshonit planet?
Tani më thoni me zemër të hapur, a do të donit që të qëndronte gjithmonë me ju… Apo mos vallë do të merrnit frymë të lehtësuar kur të mbaronte vizita e tij e të ikte...?
Me të vërtetë një gjë interesante ta dimë, ta dimë dhe ta mendojmë:
Sikur një ditë Profeti Muhammed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) për vizitë të na vinte… veç për të ndenjur disa ditë pranë nesh… të trokiste në portën tonë papritur…
Vallë çfarë do të bënim...?

Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Similar topics
» Michael J. Fox përballet çdo ditë me sëmundjen
» T-Mobile G1 po na afrohet çdo ditë e më shumë
» Perfekte me 8 minuta gjimnastikë në ditë!
» Bayern Munich, Toni 10 dite jashte fushave
» 2-Perqind Ft. Monnda - Nese m'do.mp3
» T-Mobile G1 po na afrohet çdo ditë e më shumë
» Perfekte me 8 minuta gjimnastikë në ditë!
» Bayern Munich, Toni 10 dite jashte fushave
» 2-Perqind Ft. Monnda - Nese m'do.mp3
Atmosfer :: Bota Hyjnore :: Bota Islame
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi