Mbikqyrja e All-llahut
Atmosfer :: Bota Hyjnore :: Bota Islame
Faqja 1 e 1
Mbikqyrja e All-llahut
"O robtë e Allahut, kijeni frikë Allahun për atë që thoni; kijeni frikë Allahun për atë që bëni; kijeni frikë Allahun natën dhe ditën."
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë. Atë që e udhëzon Allahu askush nuk mund ta kthejë nga rruga e drejtë dhe atë që nuk e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta fusë në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Allahu e dërgoi atë mëshirë për të gjitha kohët. Me të zgjeroi gjokset, me të ndriçoi mendjet, me të hapi sytë dhe veshët e shurdhër.
O ju që keni besuar, o robtë e Allahut! Ju këshilloj juve, këshilloj dhe veten për punë që na ndrisin fytyrën Ditën kur ta takojmë Allahun; atë Ditë kur nuk bën dobi asgjë përveç veprës së kryer; atë Ditë, kur çdo njeri do të gjejë atë që ka bërë; atë Ditë, kur kush ka bërë të keqe do të dëshironte që të ishte sa më larg saj.
Kijeni frikë atë Ditë, kur nëna do ta braktisë foshnjën e saj të gjirit dhe shtatzëna do ta hedhë tej barrën e saj; atë Ditë kur njerëzit janë si të dehur: ata nuk janë të dehur, por ndëshkimi i Allahut është i dhembshëm.
Kijeni frikë Ditën, kur të ringjallen ç’janë në varreza e do të dalë sheshit ajo që është në gjokset e tyre. Kijeni frikë atë Ditë, kur ata që nuk besuan dhe kundërshtuan Pejgamberin, duan të shkrihen në tokë përgjithmonë.
Kijeni frikë atë Ditë, kur keqbërësit do të kafshojnë duart e do të thonë: "Sikur të mos e kisha marrë aksh njeri për mik a për shok."
Allahu i Madhëruar e ka emërtuar me shumë emra atë Ditë. Të gjithë emrat tregojnë se ajo Ditë është e tmerrshme: ikën vëllai prej vëllait, ikën fëmija prej nënës. Atë Ditë çdo njeriu i mjafton vetëm halli i tij.
Dije, o vëlla, se mbikëqyrja e njeriut është e dobët dhe e shkurtër, sepse njeriu është i krijuar, sepse ai fle, sepse ai sëmuret, shërohet dhe vdes. Pra, a mundet që njeriu të mbikëqyrë? A mundet që njeriu të shikojë pas mureve a pas maleve? Sigurisht jo. Atëherë, mbetet Mbikëqyrja e plotë dhe e pakufishme e më të Madhit, e Krijuesit, e Filluesit dhe e Mbikëqyrësit të krijesave, të Plotëfuqishmit, të Cilit nuk mund t’i përngjajë asnjë nga krijesat e Tij. Dija dhe aftësia e njeriut është e shkurtër, e paktë: njeriu nuk di se çfarë ka në veten e tij, çfarë ka ndërmjet njëri-tjetrit. Kurse Allahu di gjithçka. Për këtë Allahu thotë: "Nuk ka gjethe peme që bie në tokë dhe të mos jetë në dijen e Allahut." (En’am, 59).
Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë e në qiej. Ai di pëshpëritjet e zemrave. Ai di çfarë përqëndrohet në zemrën tënde edhe pas njëqind vjetësh, kurse ti nuk e di se çfarë do të zërë vend në zemrën tënde as pas dy minutash. Dija e Dëgjuesit dhe e Shikuesit të gjithçkaje, e Njohësit të hollësirave është e pakufishme. Për këtë Allahu thotë: "A nuk e di ti se Allahu di çfarë ka në qiej e në Tokë? Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Allahu i katërti e as në mes të pesë vetave e Ai të mos jetë i gjashti ose as më pak e as më shumë e Ai të mos jetë me ta kudo. Pastaj, Ditën e Gjykimit do t’u thotë atë, që kanë bërë. Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e vet." (Muxhadele, 7)
Dy kurejshë ishin pranë Qabes. Errësira e natës ishte shtrirë kudo dhe yjet kishin humbur. Thanë: "Allahu nuk e di dhe nuk sheh gjithçka." U fshehën nga njerëzit, por a do të mund t’i fshiheshin Allahut?! Filluan të bisedonin për gjëra, që nuk donin t’i merrte vesh njeri. Biseduan për luftën e Bedrit, për humbjen e madhe. Thotë Safuani: "Jeta pas luftës së Bedrit më është nxirë dhe nuk më bëhet të jetoj." Thotë Umejri: "Ashtu është, sikur të mos kisha borxhe dhe sikur të kisha një njeri që të kujdesej për fëmijët e mi dhe gruan time, do të shkoja në Medine dhe do t’ia prisja kokën Muhammedit." E shfrytëzoi këtë rast Safuani dhe i tha: "Do t’i paguaj unë borxhet dhe do të kujdesem unë për familjen tënde." Atëherë i thotë Umejri Safuanit: "Ta ruajmë të fshehtë këtë bisedë." "Po, ashtu do të bëjmë." – ia ktheu Safuani. U çua Umejri, e mori shpatën, e leu me helm dhe u nis për në Medine. Arriti në Medine. E pa Umer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe shkoi e i tha Pejgamberit (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi të!): "Po vjen Umejri, armiku i Allahut. Ai nuk ka ardhur përveç për sherr." dhe Hattabi nxori shpatën. "Fute shpatën në mill", - i thotë Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Pasi Umer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e futi shpatën në mill, Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe Bekimi i Tij qofshin mbi të!) i thotë Umejrit:
– Përse ke ardhur këtu, o Umejr?
– Kam ardhur të shikoj djalin (djali i tij ishte zënë rob nga muslimanët).
– Po shpatën përse e ke përgatitur?
– I mallkoftë Allahu shpatat!
– Mua më zbriti nga Allahu i Lartë arsyeja përse ke ardhur.
– Nuk kam ardhur për tjetër gjë vetëm se të takoj djalin tim.
– A nuk ishte ti me Safuanin në Qabe, atë natë dhe a nuk biseduat dhe a nuk e vendosët që ti të më prisje kokën e ai të t’i lante borxhet dhe të kujdesej për familjen tënde?
Thotë Umejri: "Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti je i dërguari i Tij." Umejri kishte ardhur për ta shuar Dritën, por Drita e ndriçoi dhe ai tha: "Ty të ka njoftuar Allahu. Falënderoj Allahun që më çoi në këtë rrugë, për të pranuar këtë fe."
Vëllezër muslimanë! Në errësirën e natës në Qabe, askush nuk i pa ata dy burra, as Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) nuk e dinte këtë bisedë. E dinte vetëm Allahu. Ai dëgjon çfarë thurin njerëzit. Pra, nëse ty të fyen dikush dhe të sjell vështirësi, mos u mërzit, sepse Allahu i di të gjitha ato që të bëhen ty.
O ti musliman i ri që sapo ke përqafuar fenë islame! Nëse dikush të fyen ose të tall, dije se Allahu po të mbikëqyr ty dhe e di se çfarë po duron. Nuk i fshihet Atij asgjë. Kush mendon që Allahu nuk na sheh, vetëm se është bërë femohues. Atëherë, kur ti e di që Allahut nuk mund t’i fshihesh, mos i kalo caqet që vetë Allahu i Madhëruar i ka përcaktuar. Njerëzit i shkelin kufijtë e përcaktuar nga Allahu në errësirën e natës, fshehur nga shikimi i njerëzve, por harrojnë se Allahu është Mbikëqyrës i përhershëm. Në një hadith të saktë, autentik të Pejgamberit (Paqja e Allahut dhe bekimi i tij qofshin mbi të!) thuhet: "Unë i di disa njerëz nga populli im që Ditën e Gjykimit do të dalin përpara me vepra të mira sa madhësia e maleve, ndërsa Allahu do t’i asgjësojë ato vepra." "O i Dërguari i Allahut" – ia kthyen shokët, "lutu për ne që të mos jemi prej atyre njerëzve." Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi të!) tha: "Ata janë vëllezërit tuaj, prej gjakut tuaj. Ata marrin prej natës çfarë të munden. Kur arrijnë kufijtë që Allahu ka përcaktuar për ta, ata i shkelin. Allahut nuk i fshihet asgjë, prandaj frikësojuni Atij, o robër!"
Një natë, Umer ibn el-Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), doli në rrugë të Medinesë për të parë gjendjen e popullit. Kur iu afrua një shtëpie, dëgjoi një grindje. E ëma i thoshte së bijës: "Oj bija ime, merr ujë dhe hidhja qumështit, sepse tani askush nuk na sheh." "Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), na e ndaloi këtë të xhuma". – ia ktheu e bija. "Dëgjon ti?" – bërtiti e ëma me inat. "Pse nuk bën si po të them, hidhi ujë qumështit dhe mos e zgjat, se Umeri është larg nesh." Iu kthye përsëri e bija: "Vërtet, Umeri është larg nesh e nuk na sheh ne, por na sheh Allahu, Zoti i botëve."
Kur dëgjoi Umeri fjalët e vajzës, i rodhën lot. U kthye në shtëpi dhe i tha të birit: "اohu se do të të fejoj me një vajzë." E mori të birin dhe e çoi te shtëpia e vajzës dhe e fejoi me të.
Një herë tjetër Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u gjend pranë një muri. Aty qe një grua që e kishte burrin në xhihad. Ishte një natë e ftohtë. Gruaja ishte në tri errësira: në errësirën e natës, në errësirën e dhomës dhe larg nga burri i saj. E dëgjoi Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) gruan duke thënë: "Sikur të mos më shihte Allahu, do ta ftoja një burrë në shtratin tim, që ta kaloj këtë natë të ftohtë."
Një gruaje tjetër, kur ishte në shkretëtirë, i afrohet një burrë dhe i thotë: "Nuk na shikon askush, vetëm ai yll." Ajo ia kthen: "Po Krijuesi i yllit nuk na sheh?"
Dhe tani dëgjoni historinë e fundit, që ka të ndodhur në kohët e mëvonshme, që të shikoni Mbikëqyrjen e Allahut dhe frytet e saj.
Një burrë i quajtur Nuh ibn Merjem kishte shumë pasuri, por mbi të gjitha ishte shumë besimtar. Kishte edhe një vajzë që dallohej për bukuri, por mbi të gjitha edhe ajo kishte besim të madh e moral të lartë. Burri mori një shërbyes. Ai quhej Mubarek. Ai nuk kishte pasuri, por edhe ai kishte kryesoren – besimin dhe moralin e pastër. E dërgoi zotëria e tij te vreshti për ta ruajtur nga vjedhësit. Mubareku vazhdoi ta ruante vreshtin për gati dy muaj. Kur erdhi zotëria i tij te vreshti, i tha: "O Mubarek, shko e më sill një bistak rrushi." Shkoi Mubareku dhe mori një bistak rrush por rrushi ishte i thartë. "Shko e zgjidh një tjetër", - i tha përsëri zotëria. I solli përsëri Mubareku një bistak rrush, por prapë rrushi ishte i thartë. "O Mubarek! A nuk e njeh ti të ëmblën nga e tharta apo tallesh me mua?", - iu hakërrua zotëria. "Jo, për Zotin, nuk po tallem me ty, por unë nuk i kam provuar e as kam futur asnjë kokërr në gojë që prej dy muajsh, sepse ti nuk më ke dërguar për të ngrënë, por për ta ruajtur vreshtin dhe për t’i shërbyer atij. Unë i ruhem shikimit të Allahut e jo shikimit të krijesave të Tij." U habit zotëria dhe i tha: "Më thuaj, cila nga vajzat të pëlqen për nga pasuria, bukuria, prejardhja e besimi?" "اifutët",-iu drejtua Mubareku, "zgjidhnin vazja që ishin të pasura; të krishterët zgjidhnin vajza me prejardhje të mirë, kurse shokët e Muhammedit (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) i zgjidhnin besimtare".
Sot, muslimanët i shohin vajzat për pasuri e për bukuri dhe nuk e shohin fare besimin dhe moralin e tyre, duke ngjarë në këtë me ithtarët e Librit (çifutët dhe të krishterët) e për këtë Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush e imiton një popull, ai është prej tyre."
Zotëria e la të lirë Mubarekun. Më pas, Nuh ibn Merjem shkoi tek e bija dhe i tha: "Dëshiroj të të martoj me Mubarekun! ا’thua ti?"
– A e pëlqen ti atë? i thotë ajo ibn Merjemit.
– Po.
– A është i përshtatshëm për mua?
– Kam kërkuar mjaft, por nuk kam gjetur më të përshtatshëm se Mubareku.
Atëherë, vajza u martua me Mubarekun. Ishte fryt i Mbikëqyrjes së Allahut. Lindën një djalë. Kush lexon historinë e Islamit e gjen atë djalë, si dijetar të hadithit. E ai është Abdullah ibn Mubarek. Kjo është
përgjigjja e Mbikëqyrjes së Allahut.
O vëllai im musliman! Dije se syri i Allahut të sheh ty ngado që të shkosh.
O vëllai im musliman! Njihe mbikëqyrjen e Allahut, se kështu do të bëhesh më i mirë!
O robtë e Allahut! Kijeni frikë Allahun për atë që thoni! Kijeni frikë Allahun për ato që bëni! Kini frikë Allahun ditën dhe natën.

Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Atmosfer :: Bota Hyjnore :: Bota Islame
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi