Ministri Yagcilar shteteve arabe: Ndjekni shembullin e Turqisë
Faqja 1 e 1
Ministri Yagcilar shteteve arabe: Ndjekni shembullin e Turqisë
Mahir Yagcilar, Ministri i MPH-ës, po merrë pjesë në Kongresin e XII Ndërkombëtar të Biznesit në Stamboll
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar morri pjesë në Kongresin e XII Ndërkombëtar të Biznesit (IBF) si dhe në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë (MUSIAD), që po mbahen në Stamboll, prej datës 22-25 tetor, që u organizuan nën patronatin e Kryeministrit të Turqisë z. Rexhep Taip Erdogan. Gjatë këtyre ditëve ministri Yagcilar zhvilloi takime bilaterale me ministrat e shteteve arabe, ku u diskutua për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Në seancën plenare të atij Kongresi, ministri Yagcilar, paraqiti gjendjen ekonomike, sistemin e tarifave fiskale si dhe mundësitë për investime në Republikën e Kosovës, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe atë të turizmit.
Gjatë takimeve të shumta që pati me ministrat e shteteve arabe, ministri Yagcilar, kërkoi nga ata njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës dhe njëherit kërkoi që shtetet arabe ta ndjekin shembullin e Republikës së Turqisë në raport me Republikën e Kosovës, si në marrëdhëniet ekonomike ashtu edhe atyre politike.
Takime të veçanta , ministri Yagcilar pati edhe me kryeministrin e Republikës së Turqisë z. Rexhep Taip Erdogan, ndërsa gjatë darkës zyrtare u takua edhe me Kryetarin e Republikës së Turqisë z. Abdullah Gyl dhe me ministrat nga shtetet islamike dhe ata të Turqisë.
Në Forumin për Biznes(IBF), kanë marrë pjesë edhe 17 biznesmen nga Kosova, pjesëmarrjen e të cilëve e mundësoi Oda Turko-Kosovare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për informim pranë MMPH.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi