100 shprehjet filozofike për paratë
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
100 shprehjet filozofike për paratë
1. “Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratëâ€.
Jackie Mason
2. “Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorëâ€.
Thënie amerikane
3. “Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiareâ€.
Woody Allen
4. “Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtënâ€.
John Updike
5. “Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankësâ€.
JP Getty
6. “Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë … ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbraâ€.
Family Guy
7. “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyreâ€.
Edith Wharton
8. “Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jepâ€.
Thënie e vjetër irlandeze
9. “Jini të pasur për veten tuaj … dhe të varfër për miqtëâ€
Juvenal
10. “Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disaâ€.
Benjamin Franklin
11. “Me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si … dashuria!
Homer Simpson
12. “Mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishitâ€.
Katharine Whitehorn
13. “Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduketâ€.
Robert W. Sarnoff
14. “Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumturâ€.
Spike Milligan
15. “E ç’vlerë ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratëâ€.
Henry Youngman
16. “Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnëâ€.
Will Smith
17. “Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë … si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zviceraneâ€.
Woody Allen
18. “Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqijaâ€.
Thënie amerikane
19. “Mes punës dhe familjes, vërtet që s’po kaloj shumë kohë me paratë e miaâ€.
Thënie amerikane
20. “Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tijâ€
Johnny Carson
21. “Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s’ke nevojë për toâ€.
Bob Hope
22. “Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazarâ€.
Bo Derek
23. “Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtetâ€.
Oscar Wilde
24. “Monedha është e pavlefshme në ditët e sotmeâ€.
Yogi Berra
25. “Çdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e “Forbes†për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punëâ€.
Robert Orben
26. “Gjithmonë merr para hua nga një pesimist … ai nuk pret që ti t’ia ktheshâ€.
Thënie amerikane
27. “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj faturaâ€.
Earl Wilson
28. “Mos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për çfarë i shpenzoni paratë dhe unë do t’ju tregoj se çfarë janëâ€.
James W. Frick
29. “Arsimi formal do t’ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t’ju bëjnë të pasurâ€.
Jim Rohn
30. “Paratë janë realitetin, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një “tërheqje†të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në tëâ€.
31. “Paratë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi neâ€.
32. “Paratë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi neâ€.
Thënie franceze
33. “Shumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanëtâ€.
Albert Einstein
34. “Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për paraâ€.
Benjamin Franklin
35. “Nëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kurseniâ€.
Benjamin Franklin
36. “Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.
Benjamin Franklin
37. “Pasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria s’na e jepâ€.
Charles Caleb Colton
38. “Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerimâ€.
Charles Dickens
39. “Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerëtâ€.
Christina Stead
40. “Paratë e tepërta janë delli i luftësâ€
Cicero
41. “Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është lojaâ€.
Donald Trump
42. “Paratë janë delli i dashurisë, si dhe i luftësâ€.
Doktor Thomas Fuller
43. “Po jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarëâ€.
Anonim
44. “Kurseni nga pak çdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni se sa pak që keniâ€.
Ernest Haskins
45. “Të pasurit janë shkuma e tokës në çdo shtetâ€.
G.K. Chesterton
46. “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijaveâ€.
George Bernard Show
47. “Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënitâ€.
George Eliot
48. “Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s’pëlqeni. Meqë s’më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punëâ€.
Groucho Marx
49. “Vlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohetâ€.
H.L. Mencken
50. “Bëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do t’ju shkatërrojë si djalliâ€Henry Fielding
51. “Nëse mund t’i numëroni paratë, nuk keni një miliardë dollarëâ€.
J. Paul Getty
52. “Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diçkaâ€.
Jackie Mason
53. “Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherëâ€.
Jane Austen
54. “Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemërâ€.
Jonathan Swift
55. “Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtënâ€.
Julius Rosenwald
56. “Kurrë s’e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam i pasur dhe i suksesshëmâ€.
Këngëtar anglez
57. “Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s’i blejnëâ€.
58. “Paratë janë si shqisa e gjashtë, s’mund t’i përdorësh pesë të parat pa toâ€.
William Somerset Maugham
59. “Mund të bëheni të përkryer në diçka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s’do t’jua ndajnë sytëâ€.
Maya Angelou
60. “Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetërâ€.
Benjamin Franklin
61. “Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave�
Ayn Rand
62. “Intelekti ndërtohet paralelisht me ekonominë e paraveâ€.
G. Simmel
63. “Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luksâ€.
Helen Gurley Brown
64. “Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyreâ€.
Fjalë e urtë
65. “Paratë janë vetëm një mjet. Do të të çojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shoferâ€.
Ayn Rand
66. “Paratë shpesh kushtojnë shumëâ€.
Ralph Waldo Emerson
67. “Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diçka për dikë që s’mund t’jua rikthejëâ€.
Ruth Smeltzer
68. “Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s’ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s’po ju shehâ€
69. “Është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s’i keni blerë me paraâ€.
George Lorimer
70. “Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtinâ€.
Richard Friedman
71. “Paratë kurrë s’e krijojnë një ide. Është ideja që krijon paratëâ€.
Owen Laughlin
72. “Sa ndryshim bën sa shumë ke? Ajo që s’keni është edhe më e madheâ€.
Seneca
73. “Paratë janë barometri i virtytit të shoqërisëâ€.
Ayn Rand
74. “Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyreâ€.
Johann Wolfgang von Goethe
75. “Paratë dhe gratë janë më të kërkuaratâ€.
Will Rogers
76. “Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhurâ€.
Mike Phillips
77. “Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratëâ€.
Thomas Jefferson
78. “Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të miraâ€.
Robert Bosch
79. “Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohenâ€.
Jim Rohn
80. “Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtitâ€.
Henry David Thoreau
81. “Nëse paratë s’mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimiâ€.
82. “Një burrë ka njëqind dollarë dhe ju e lini me dy dollarë. Kjo është zbritjaâ€.
Mae West
83. “Paratë nuk rriten në pemëâ€.
Fjalë e urtë
84. “Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jepâ€.
Kahlil Gibran
85. “Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumëâ€.
Ronald Reagan
86. “Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s’ma blejnë dashurinëâ€.
Tekst nga “Beatlesâ€.
87. “Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhepâ€.
Frank Hubbard
88. “Ekziston një mënyrë e lehtë për t’u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madheâ€.
Jack Yelton
89. “Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturaveâ€.
90. “Inflacioni ka shkatërruar gjithçka. Një monedhë përdoret vetëm si kaçavidëâ€.
Jackson Brown
91. “I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë postâ€.
Mark Twain
92. “S’mund ta përballoj të humbas kohën duke bërë paraâ€.
Louis Agassiz
93. “Kur ka para në poezi, por nuk ka as poezi në paraâ€.
Robert Graves
94. “Kur has në para e heq qafe shpejt, para se të më futet në zemërâ€.
John Wesley
95. “Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakboshâ€.
Franklin Delano Roosevelt
96. “Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materialeâ€.
Pam Shaw
97. “Masa e vërtetë e pasurisë është sa shumë do të vlenit sikur t’i humbisnit paratëâ€.
98. “Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s’mund ta hamë paranëâ€.
Fjalë e urtë indiane
99. “Do të më pëlqente të jetoja si një njeri i varfër me shumë paraâ€.
Pablo Picasso
100. “Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se “matësi i të gjitha gjërave†duhet të jetë gjithmonë njeriuâ€.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|