Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pastron qytetin falas për 14 vjet

Shko poshtë

Pastron qytetin falas për 14 vjet Empty Pastron qytetin falas për 14 vjet

Mesazh nga Benjamin Fri Oct 24, 2008 4:24 pm

Një pastrues i motivuar është duke e pastruar qytetin e tij të lindjes pa pagesë 14 vjet pas pensionimit.

Ish-punëtori i qytetit, Phillip Winfield, 74-vjeçar, ka mbledhur rreth 200 tonë mbeturina që nga koha e pensionimit në moshë 60-vjeçare.

Atij i ka pëlqyer aq shumë puna të cilën e ka bërë për 21 vite, saqë edhe pas pensionimit ka vazhduar turnet e tija të zakonshme, zakonisht duke u çuar në orën pesë të mëngjesit dhe ka punuar deri në ora dhjetë.

Orvatjet e tija tani janë njohur nga këshilli i qytetit të Peterborough, Cambridgeshire, i cili e ka nderuar atë me një çmim prestigjioz.

“Nuk dëshiroja të bëhem i mërzitshëm dhe i vetmuar. Nuk kam qenë te mjeku qe gjashtë vite. Tani meqë kam filluar nuk mund të ndaloj. Më bën të çmendur nëse i shoh rrugët e mia të papastra”, ka shpjeguar ai.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Pastron qytetin falas për 14 vjet Left_bar_bleue0/0Pastron qytetin falas për 14 vjet Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi