Dy veta tërhoqën tankun
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Dy veta tërhoqën tankun
Dy bjellorus të fuqishëm Kiril Shimko dhe Pavel Soroka shprehen të kënaqur me arritjet e tyre.
Ata gjithë botës i treguan se çka mund të bëjnë me muskujt e tyre. Shimko dhe Soroka arritën që për 5 metra e 10 centimetra të tërheqin tankun rus të Luftës së Dytë Botërore T- 34 i rëndë 26,5 ton. Ngjarja u zhvillua në një park ushtarak memorial 12 kilometra larg kryeqytetit Minsk. Megjithatë edhe krahas heroizmit të këtillë, ata u treguan modest pasi, sikurse pohojnë, deri më tani kanë tërhequr edhe gjëra shumë më të rënda se ky tank .
"Për shembull kemi tërhequr trenin me 5 vagonë që ishte i rënde 250 tonë. Pastaj një aeroplan transportues Ilushin 36, një aeroplan të udhëtarëve Boing 737, e ja tani për herë të parë në botë e tërhoqëm edhe tankun T-34", tha Kiril Shimko.
Gjithë ngjarjen e përcollën edhe përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare për persona të fuqishëm që Kirilit dhe Pavelit iu ndanë dy medalje të arta, por edhe çertifikatën për rekordin e arritur. Tani ata do të kërkojnë që suksesi i tyre të regjistrohet edhe në librin e Ginisit.

Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Atmosfer :: Temat Te Lira :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|