Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Binjaket takohen pas 28 vitesh

Shko poshtë

Binjaket takohen pas 28 vitesh Empty Binjaket takohen pas 28 vitesh

Mesazh nga Benjamin Fri Oct 24, 2008 4:23 pm

Binjaket njëvezore, të cilat janë ndarë pas lindjes dhe nuk kanë ditur gjë për njëra-tjetrën, kanë arritur të takohen pas gati tri dekadash, vetëm falë rrjedhës së ngjarjeve.

Krejt ka filluar kur një mike e njërës nga motrat e ndara e ka parë binjaken tjetër në një treg të ishullit Las Palmas de Gran Canaria, në vitin 2001, dhe është çuditur nga fakti se kjo nuk e ka përshëndetur.

Falë kësaj rastësie dy motrat janë takuar përfundimisht, dhe është nisur hetimi për rrethanat e lindjes dhe ndarjes së tyre.

Faji ka rënë mbi personelin e spitalit, të cilët i kanë ndërruar fëmijët në akusheri, që e ka vërtetuar edhe testi i ADN-së i cili është bërë më pas.

Në fakt, është dëshmuar se gruaja për të cilën njëra nga binjaket ka besuar se e ka motër, ka dalë të jetë vajza e çiftit martesor tek të cilët ka jetuar binjakja e vërtetë.

Kjo njohje e ka shkatërruar gruan të cilën pothuajse 30 vjet ka jetuar duke mos ditur gjë, prandaj ajo është dashur t’i nënshtrohet shërimit psikiatrik.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Binjaket takohen pas 28 vitesh Left_bar_bleue0/0Binjaket takohen pas 28 vitesh Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi