Medvedev: Korrupsioni po e gërryen Rusinë
Faqja 1 e 1
Medvedev: Korrupsioni po e gërryen Rusinë
Medvedev e përshkroi korrupsionin si një "sëmundje radikale", që po e minon Rusinë.
Presidenti rus Dmitry Medevedev drejtoi sot takimin e parë të Këshillit të sapoformuar kundër korrupsionit në Rusi. Në takim, Medvedev e përshkroi korrupsionin si një "sëmundje radikale", që po e minon Rusinë. "Korrupsioni në vendin tonë jo vetëm që është shtrirë në masë të madhe, por është bërë i zakonshëm, fenomen i rëndomtë, që karakterizon jetën në shoqërinë ruse. Nuk po flasim vetëm për mito banale, pavarësisht sasisë së tyre, por për një sëmundje serioze që po e gërryen ekonominë tonë dhe tërë shoqërinë", ka thënë Medevdev.
Zyrtarët rusë kanë thënë se nën ligjet e reja kundër korruspionit poltikanët kreysore në Rusi do të detyrohen ta deklarojnë pasurinë.
Javën e kaluar, grupi Transparency International, në raportin mbi korrupsionin, ka thënë se Rusia gjendet në pozitën më të keqe, në 8 vjetët e fundit.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi