BMW ka krijuar automjet 'mini' elektrik
Faqja 1 e 1
BMW ka krijuar automjet 'mini' elektrik
Kompania BMW planifikon që në panairin e automjeteve në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të paraqesë "flotën" e vet të automjeteve 'mini' elektrike, ka njoftuar ueb faqja gizmodo.com.
"Mini E" lëviz me shpejtësi prej 240 kilometrash në orë dhe posedon motor prej 150kW i cili vihet në lëvizje falë baterisë litium-jon. Ky automjet elektrik do të paraqitet në serinë e kufizuar prej 500 njësish.
Përfaqësuesit e BMW-së kanë theksuar se mini automjeti i tyre është krijuar që të kuptohet se si një automjet krejtësisht elektrik mund të lëviz në trafik real.
Plani afatmesëm i këtij prodhuesi të njohur është prodhimi serik i automjeteve elektrike.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi