Al-Kaida pa portale
Faqja 1 e 1
Al-Kaida pa portale
Dy portalet e mëdha të internetit me të cilat shërbehet Al-Kaida dhe grupet e ndërlidhura me të edhe më tutje janë të bllokuara. Kanë kaluar gjashtë javë qëkur, në shtatë-vjetorin e sulmeve në Amerikë, ato janë bllokuar.
Portali Al-ekhlaas.net, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i dedikuar për publikimin e porosive të Bin Ladenit në internet dhe ndihmësit të tij Ayman Muhammad Rabaie al-Zawahiri (si dhe grupeve xhihade në Irak, në Afganistan e në Somali, tani nuk ka qasje.
Kur tentohet që të hapet paraqitet emri i ofruesit të tij të shërbimeve Joker.com i cili ua ofron vizitorëve potencial.
Alhesbah.net, portali tjetër i Bin Ladenit, është tërësisht jooperativ.
Me mbylljen e këtyre dy portaleve është zvogëluar dukshëm mundësia e Al-Kaidas që të publikojë porositë e saj të cilat qarqet xhihade i përcjellin me kujdes, derisa përdoruesit e internetit i komentojnë me të madhe.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi