Karaxhiq do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij
Faqja 1 e 1
Karaxhiq do të dëshmojë në një seancë apeli për aleatin e tij
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord të lejojnë ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq që të dëshmojë në një seancë apeli për një aleat të tij të akuzuar për spastrim etnik.
Apeli i Gjykatës Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë arriti në përfundimin se Momçillo Krajishnik mund ta thërrasë Karaxhiqin si dëshmitar.
Gjykata tha se Karaxhiqi do të dëshmojë në një seancë muajin e ardhshëm.
Dhoma e Apelit thotë se beson se nëse Karaxhiqi do të kishte dëshmuar në shkallën e parë të gjykimit, të dhënat që ai do të paraqiste mund të kishin pasur ndikim tek vendimi.
Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës ishte i fshehur gjatë gjyqit të Krajishnikut në vitin 2006, kur gjykata e dënoi me 27 vjet burgim pas akt-padisë për krime kundër njerëzimit.
Të dy ata ishin aleatë të afërt si president dhe kryetar parlamenti të Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi