Ndoka: Berisha te jape doreheqjen
Faqja 1 e 1
Ndoka: Berisha te jape doreheqjen
Zerit parlamentar te opozites, qe kerkon doreheqjen e kryeministrit Berisha, i eshte shtuar ne mesdite edhe nje ze nga brenda mazhorances, sic e konsideron ende veten, Partia Demokristiane e Nard Ndokes, i lene jashte kabinetit qeveritar disa jave me pare.
Kryesia e kesaj partie ka vendosur te kerkoje largimin e zotit Berisha nga drejtimi i qeverise. "PDK vendosi t'i kerkoje publikisht doreheqjen kryeministrit Berisha", ka deklaruar kryetari Ndoka.
Argumenti i zotit Ndoka qendron tek kritikat e forta te diplomateve perendimore per nderhyrjet e qeverise tek drejtesia dhe ato qe i quan skandale poilitke, qe i prishin qeverisjes imazhin.
"PDK e konsideron Berishen personin pergjegjes per gjendjen e krijuar dhe nje pengese serioze per zgjedhje demokratike dhe rrjedhimisht per fitoren e koalicionit te djathte", ka pohuar Ndoka.
Demokristianet e zotit Ndoka, i cili kontrllon 7 vota ne Parlament, nuk perjashtojne mundesine e nje mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit, qe me rregullat e reja kushtetuese detyron palen kerkuese qe bashke me mocionin te paraqese nje emer per kryeministrin e ri.
"Une jam i bindur se PD ka mjaft emra e potenciale qe mund ta drejtojne qeverisjen e vendit, duke i siguruar te djathtes edhe nje mandat", ka shtuar Ndoka./
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|