OSBE: Ekzekutivi kontroll mbi gjyqësorin
Faqja 1 e 1
OSBE: Ekzekutivi kontroll mbi gjyqësorin
Me një raport të detajuar prej 11 faqesh ambasadori i OSBE-së në Tiranë , Robert Bosch paraqiti të enjten përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE situatën aktuale politike të Shqipërisë.
Në këtë raport, OSBE vëren me shqetësim, se procesi i reformës zgjedhore në vend, po ecën me ritme shumë të ngadalta.
OSBE vuri në dukje ndikimin e qeverisë ndaj prokurorisë për hetimin e tragjedisë së Gërdecit si dhe kontrollin e ekzekutivit ndaj gjyqësorit.
OSBE po ashtu i bën thirrje të bëjë kujdes me pronat dhe median dhe thekson KKRT jep vendime jo transparente.
Por përveç kritikave, raporti i OSBE-së vlerëson arritjen për Ligjin e policisë, si dhe rritjen ekonomike, që gjatë këtij viti është shënuar me 5%. Edhe pse ekonomia është rritur, nga ana tjetër, rritja e çmimeve shtoi "presionin" për inflacion të lartë.
Në raport, nuk lihet pa përmendur edhe ftesa që iu bë Shqipërisë për në NATO, në prill të këtij viti, të cilën OSBE e konsideron si një ngjarje madhore për Shqipërinë.
Benjamin- Admin
- Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008
Character sheet
Procesi:
(0/0)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi