Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rusia mbështet Maqedoninë rreth emrin kushtetues

Shko poshtë

Rusia mbështet Maqedoninë rreth emrin kushtetues Empty Rusia mbështet Maqedoninë rreth emrin kushtetues

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 23, 2008 9:00 am

Rusia mbështet Maqedoninë rreth emrin kushtetues 2387
Rusia edhe më tej do ta mbështesë Maqedoninë lidhur me njohjen e emrit të saj kushtetues dhe përdorimin e tij të përhershëm, deklaroi ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski .

"Këtë politikë presim dhe na është dhënë bindje se do të vazhdojë të jetë parim i Federatës Ruse edhe në periudhën e ardhshme", tha Milloshoski.

Ai, njofton raportuesi i MIA-s, e ka informuar Lavrovin për njohjen e Kosovës nga ana e Maqedonisë. "Sqarimi ynë ishte që ky është vendim që do ta merrte çdo vend nëse do të ishte në pozicion në të cilin ndodhemi edhe ne, edhe etnikisht, edhe gjeografikisht, si dhe politikisht", theksoi Milloshoski.

Lavrov ndërkaq, sipas kësaj agjencie, tha se njohja e Kosovës është vendim i një shteti sovran dhe vlerësimi i tij i pavarur, se si duhet të veprojë në raste të këtilla.

Gjatë bisedës, dy ministrat u dakorduan se Maqedonia dhe Rusia duhet ta intensifikojë bashkëpunimin, sidomos në planin ekonomik.

Bashkërisht është konstatuar edhe se ekziston klimë e mirë miqësore mes dy vendeve që duhet të shfrytëzohet, jo vetëm për takime në nivel ministror, por edhe për takime më të shpeshta dhe më të larta të niveleve presidenciale dhe kryeministrore, njofton agjencia MiA.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Rusia mbështet Maqedoninë rreth emrin kushtetues Left_bar_bleue0/0Rusia mbështet Maqedoninë rreth emrin kushtetues Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi