Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ishujt, ku pushojnë miliarderët e botës

Shko poshtë

Ishujt, ku pushojnë miliarderët e botës Empty Ishujt, ku pushojnë miliarderët e botës

Mesazh nga Fikret Thu Oct 23, 2008 7:15 am

Të pasur e të pushtetshëm, miliarderët amerikanë kanë nevojë të largohen herë pas here nga rutina e zakonshme e punës për pushime. Po ashtu edhe aktorët e këngëtarët, pra njerëzit e famshëm. Të dy këto kategori kanë mundësi financiare të përballojnë pushime përrallore, por zgjedhjet e tyre kanë një ndryshim. Nëse miliarderët preferojnë të kenë ishujt e tyre vetjakë, ku të kalojnë pushimet,
njerëzit e famshëm të Hollivudit kërkojnë vende të qeta e të vockla, ku të mund t’i shpëtojnë aparateve fotografikë të paparacëve e syve kureshtare të fansave të tyre.
Një prej miliarderëve të pasionuar pas ishujve është bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Paul Allen. Ishulli Shën Bartolome në Karaibe është vendi ideal për anijen e tij, e cila është e pajisur me një nëndetëse që nxë dhjetë persona në bord dhe dy helikopterë. Dy themeluesit e kompanisë “Google”, Sergey Brin dhe Larry Page zgjedhin një vend në Nevada për të kaluar pushimet, aty ku u duhet të marrin gjithçka me vete duke përfshirë ushqimin dhe ujin. Miliarderi dhe manjati kompanisë kozmetike Revlon preferon të kalojë pasdite të qeta në pronën e tij pranë një liqeni të vogël në Ist Hampton në Nju Jork. Në gusht ai organizoi aty një eveniment që kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për Hillary Clinton dhe një pjatë kushtonte 4 mijë dollarë.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg preferon që të qetësohet në pjesën lindore të ishullit Bermuda, ku uji është i pastër si kristal, plazhet me rërë rozë dhe ka fqinj Michael Douglas dhe miliarderin Ross Perot. Një prej miliarderëve amerikanë më të njohur, manjati i medias Rupert Murdoch është dashuruar pas një vendi të gjelbër në Australi, i cili ofron paqe e izolim të plotë nën një skenar të mrekullueshëm.
Bill Gates ka gjithashtu një ishull përrallor në Zanzibar, i cili është konsideruar si një nga plazhet më romantike në botë dhe është i përbërë vetëm nga dhjetë kasolle të ndërtuara me gjethe palmash dhe materiale të tjera druri. Aktori i njohur Robert DeNiro zgjedh një vend të vogël pranë një liqeni në periferi të Nju Jorkut, për t’u larguar nga zhurma metropolitane. Ndërsa aktorja Elizabeth Taylor ka dobësi të veçantë për motelin “Old Drovers Inn”, në periferi të Nju Jorkut, ku ka qëndruar aty me Richard Burton, teksa filmonte filmin “Kleopatra”. Aktorja e “Piratët e Karaibeve” u dashurua me këtë vend në Kaliforni pikërisht teksa xhirohej ky film. Që prej atëherë, ajo kthehet shpesh në breg të oqeanit. Edhe Pamela Anderson zgjedh një vend në Los Anxhelos të Kalifornisë për t’u larguar nga puna e zhurma e përditshme. Britney Spears është një tjetër frekuentuese e rregullt e këtij vendi përrallor. Princi William i Anglisë e frekuenton hotelin “The Stafford” sa herë dëshiron të pijë diçka në qetësi, larg zhurmës dhe syve kureshtarë të gjithë botës. Për personat e famshëm, hoteli ka një hyrje të pasme, e cila të shpie në një oborr të shekullit të 17-të.

Vendet e pushimeve

¨ Paul Allen, bashkëthemelues i “Microsoft”
I 11-ti në listën e 400 më të pasurve në SHBA
Shën Bartolome, Karaibe

¨ Bill Gates, themelues i “Microsoft”
I 1-ri në listën e 400 më të pasurve në SHBA
Ishulli Mneba, Zanzibar

¨ Sergey Brin dhe Larry Page, themelues
të “Google”Të 5-ët I 1-ri në listën e 400 më të pasurve në SHBA
Nevada, SHBA

¨ Ron Perelman
I 28-i në listën e 400 më të pasurve në SHBA
Ist Hampton, Nju Jork, SHBA

¨ Abigail Johnson
E 17-ta në listën e 400 më të pasurve në SHBA, Masaçusets

¨ Michael Bloomberg, kryebashkiak i Nju Jorkut
I 25-i në listën e 400 më të pasurve në SHBA, Bermuda

¨ Rupert Murdoch,
I 33-i në listën e 400 më të pasurve në SHBA , Jas, Australi

¨ Robert DeNiro, aktor
The Point, Nju Jork, SHBA

¨ Elizabeth Taylor, aktore
Moteli “Old Drovers Inn”, Nju Jork, SHBA

¨ Gloria Estefan, këngëtare
Hoteli “Mayfair”, Londër

¨ Keira Knightley, aktore
San Louis Obispo, Kaliforni, SHBA

¨ Pamela Anderson, aktore
Casa del Mar, Los Anxhelos, SHBA

¨ Princi William
Hoteli “The Stafford”, Londër

Fikret
Admin
Admin

Numri i postimeve : 367
Age : 30
Registration date : 20/10/2008

http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi