Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akuzohet për prishje të ajrit

Shko poshtë

Akuzohet për prishje të ajrit Empty Akuzohet për prishje të ajrit

Mesazh nga H-king Tue Oct 21, 2008 4:44 pm

Akuzohet për prishje të ajrit

Një burrë amerikan është akuzuar për sulm, pasi që lëshuar gazra pranë një zyrtari policor.

Akuzohet për prishje të ajrit F.0925023708937_m

Policët kanë thënë se ata ishin duke i marr gjurmët e gishtërinjve 34-vjeçarit Jose Cruz, kur ai iu afruar patrulluesit tjetër T.E. Parsons, çoi këmbën e tij dhe ka pjerdhur “me zhurmë të madhe” pranë policit.

Cruz më pas thuhet të ketë lëvizur dorën për të valëvitur ajrin në drejtim të Parsonsit, i cili po përgatiste testin për sasi të alkoolit në gjak në shtabin policor të South Charleston në West Virginia.

"Gazi ishte kundërmues dhe krijoi një situatë të natyrës ofenduese dhe provokuese me patrulluesin Parsons", thuhet në ankesë.

Cruz, nga qyteti Clarksburg, pak kohë më parë ishte arrestuar nën dyshimin për vozitje në gjendje të dehur dhe pa drita të ndezura, raporton gazeta Charleston Daily Mail.

Policët thanë se ai ishte i pasigurt në këmbët e tij dhe i vinte era alkool në kohën kur e kishin ndaluar për kontrollim.

Cruz është akuzuar për vozitje në gjendje të dehur, sulm dhe pengim të zyrtarit policor.

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 28
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi