Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana mposht Milanin

Shko poshtë

Tirana mposht Milanin Empty Tirana mposht Milanin

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 21, 2008 12:57 pm

E martë, 14 Tetor 2008 21:41
Tirana mposht Milanin 7683
Futbollistët e Tiranës kanë shënuar fitore historike, duke e mposhtur Milanin...



Futbollistët e Tiranës kanë shënuar fitore historike, duke e mposhtur Milanin, në ndeshjen miqësore që u zhvillua sonte në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", në Tiranë, me rezultat 2:1. Yjet e Karlo Ançelotit e kanë lëshuar kokulur stadiumin shqiptar, ndonëse para ndeshjes e kishin parashikuar këtë sfidë si një stërvitje të lehtë.

Kjo ndeshje është mundësuar nga kompania shqiptare "Taçi Oil", e cila në fund ia ka ndarë trofeun skuadrës tiranase, derisa klubin kuqezi nga Milano e ka paguar plotë 1.8 milionë euro për zhvillimin e kësaj miqësoreje. Trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti kishte zbritur në fushë yjet si Ronaldinjo, Sedorf, Shevçenko, Maldini, Nesta, Inzagi etj, por kjo nuk ka mjaftuar që të dalin me rezultat pozitiv nga kjo sfidë. Tirana kaloi në epërsi në minutën e 28-të, me golin e bukur të Daniel Xhafës. Në fakt pas harkimit në zonën e Milanit, Memelli ul topin me kokë dhe Xhafa godet fluturimthi, në një gjuajtje gjysmë vole, e cila nuk i lë asnjë mundësi për reagim portierit Abiati. Epërsinë në 2:0 tiranët e shtuan në minutën e 72-të me një supergol të Gjergji Muzakës, i cili godet një predhe nga 30 metra, duke e lënë të shtangut Abiatin. Ndërkohë golin e nderit kuqezinjtë e Milanit e shënuan në minutën e 89-të, me anë të Ronaldinjos, i cili mori një pasim nga Shevçenko në zonë dhe i pashqetësuar godet në portë.



Tirana - Milan 2:1
Shënues: Xhafa 28′, Muzaka 72′/ Ronaldinjo 89′

Tirana: Nallbani; Abraham, Kçira, Osmani, Memelli (Metani 66′), Muka, Devolli, Sefo, Lila, Muzaka (Sorra 84′), Xhafaj (Deliallisi 66′).

Milan: Abbiati; Pasini, Maldini (Nesta 46′), Favalli, Antonini; Kardaçio, Emerson, Ambrosini; Sedorf; Inzagi (45′ Shevçenko), Ronaldinjo.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Tirana mposht Milanin Left_bar_bleue0/0Tirana mposht Milanin Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi