Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve

Shko poshtë

Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve Empty Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve

Mesazh nga Benjamin Mon Oct 20, 2008 12:07 pm

Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve 6504
Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve. Tregu i laptopëve çdo vit është më i madh – në fund të vitit 2007 pjesëmarrja e laptopëve në tregun botëror të kompjuterëve ka qenë rreth 43 për qind.




Mu për këtë shkak nuk është për t'u habitur pse prodhuesit kryesor shtyhen për pjesëmarrje më të madhe në treg.

Siç raportojnë analistët e DisplaySearch, tregu i laptopëve çdo vit shënon rritje dyshifrore, e sipas të dhënave më të reja, kanë ndodhur ndryshime edhe në listën e prodhuesve më të suksesshëm.

Edhe pse ka shënuar rritje prej 32 për qind në këtë segment dhe ka shitur gjithsej 4.6 milionë laptopë, Dell ka humbur pozitën e dytë, dhe është zëvendësuar nga Acer, i cili ka shënuar rritje po ashtu prej 32 për qind, mirëpo në rastin e tij ai ka shitur 5.3 milionë laptopë. HP ka forcuar edhe më shumë pozitën e vet në maje të listës me 6.7 milionë laptopë të shitur dhe rritjen vjetore prej 42 për qind.

Pas Dell-it që gjendet në vendin e tretë pasojnë Toshiba (+24 për qind me 2.86 milionë shitje), Lenovo (+38 për qind me 2.73 milionë), Fujitsu-Siemens (+30 për qind me 1.62 milionë), Sony (+35 për qind me 1.59 milionë) dhe Asus (+50 për qind me 1.56 milionë). Apple është radhitur në vendin e nëntë me rritjen e shitjes prej 38 për qind dhe gjithsej 1.34 milionë kompjuterë të shitur.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve Left_bar_bleue0/0Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi