Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sistemi operativ Android në laptopët e HP?

Shko poshtë

Sistemi operativ Android në laptopët e HP? Empty Sistemi operativ Android në laptopët e HP?

Mesazh nga b3saR Sat Apr 04, 2009 3:20 am

Sistemi operativ Android në laptopët e HP? F.0401152535557_m
Hewlett-Packard është duke marrë parasysh sistemin operativ Android të kompanisë Google, i cili fillimisht është i dedikuar për tregun e telefonave të mençur, për ta përdorë në laptopët e ardhshëm të lirë të kësaj kompanie.
Mundësinë e përdorimit të Androidit në laptopët e HP-së e ka vërtetuar edhe zëvendëskryetari i njësisë së kompjuterëve Satjiv Chahil, edhe pse nuk e ka konfirmuar se vendimi është përfundimtar.

Android aktualisht është i pranishëm në telefonin celular G1 të kompanisë T-Mobile, edhe pse janë paralajmëruar edhe disa celularë tjerë të cilët së shpejti do të duhej të gjendeshin në treg me të, sikur ai Magic nga HTC.

Pos sistemeve operative të Windows, HP në laptopët e saj nga linja Mini 1000 tashmë ofron edhe Linux, derisa përzgjedhja e Androidit gjithashtu do të mund të ndikonte në çmimin më të lirë të shitjes së vet pajisjeve.

Edhe pse Android zyrtarisht ende nuk është i pranishëm në kompjuterët personalë, interesim për këtë përveç HP-së kanë shprehur edhe Asus e Dell, i cili këtë sistem operativ ka për qëllim ta përdorë në telefonat e saj të mençur.

b3saR
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 32
Age : 31
Registration date : 19/12/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi