Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biseda mes Ibn Hazimit dhe Sulejman Ibn Abdulmelikut

Shko poshtë

Biseda mes Ibn Hazimit dhe Sulejman Ibn Abdulmelikut Empty Biseda mes Ibn Hazimit dhe Sulejman Ibn Abdulmelikut

Mesazh nga Benjamin Fri Jan 30, 2009 11:19 am

Pasiqë Sulejman Ibën Abdul-Melikut arriti në Medine në udhëtimin e vet për në Mekke, kërkoi që të takohet me dijetarin e famshëm të Medinës, Ebu Hazimin.


Pasiqë Ebu Hazimi hyri dhe u ul, Sulejmani e pyeti:


Pse e urrejmë vdekjen?


Ebu Hazimi iu përgjigj: Sepse e rrënuat ahiretin kurse e ndërtuat dunjanë, pastaj nuk keni dëshirë që të transferoheni prej vendit të ndërtuar në vend të rrënuar.


Sulejmani: Po si do të takohemi me All-llahun [subhanehu ve teala]?


Ebu Hazimi: O Emiril-Muminun, vepërmiri do të takohet me All-llahun [subhanehu ve teala] ashtu siç takohet kurbetçiu me familjen e vet, kurse vepërkeqi sikur kur takohet robi me zotëriun e vet.


Sulejmani qau dhe tha: Po ta dija se ç’kam te All-llahu [subhanehu ve teala].


Ebu Hazimi: Ekspozoja veten Kur'anit të Madhëruar. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Të mirët do të jenë në Xhennet, kurse të këqinjtë në Xhehennem.”


Sulejmani: Ku është mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala]?


Ebu Hazimit: Afër bamirësve.


Sulejmani: Kush është robi më i ndershëm i All-llahut [subhanehu ve teala]?


Ebu Hazimi: I devotshmi dhe bamirësi.


Sulejmani: Cila vepër është më e mira?


Ebu Hazimi: Kryerja e farzeve dhe largimi nga haramet.


Sulejmani: Fjalën e kujt ta dëgjoj?


Ebu Hazimi: Thëniet e vërteta, thëniet e Atij që i frikohesh dhe shpreson.


Sulejmani: Cili besimtar do të humbë më shumë?


Ebu Hazimi: Njeriu i cili bën gabim për hirë të epshit të vëllaut (shokut) të vet dhe duke bërë padrejtësi, ashtu që shet ahiretin për dunjanë e tjetrit.


Sulejmani: Ç’thua për gjendjen tonë?


Ebu Hazimi: Mos më detyro të përgjigjem!


Sulejmani: Patjetër, kjo është këshillë të cilën ti ma dhuron mua.


Ebu Hazimi: Prindërit tuaj i mposhtën njerëzit me shpatë, morën këtë mbretëri me dhunë, pa konsultim dhe pajtim të muslimanëve, aq sa u vranë shumë njerëz dhe shumë të tjerë u transferuan. Po ta dija se ç’thanë dhe ç’u tha.


Një njeri prezent tha: Sa fjalë të keqe the!


Ebu Hazimi: All-llahu [subhanehu ve teala] ka marrë besë prej dijetarëve që ta sqarojnë dhe mos ta fshehin të vërtetën.


Sulejmani: Si të veprojmë që ta përmirësojmë gjendjen e njerëzve?


Ebu Hazimi: Duhet lënë ashpërsinë, duhet kapur për litarin e fortë (fenë) dhe duhet ndarë drejt.


Sulejmani: Si mund ta realizojmë këtë?


Ebu Hazimi: Të marrësh prej njerëzve mallin me leje të tyre dhe t’ua japish atyre që e meritojnë.


Sulejmani: Kërko, ç’ke nevojë!


Ebu Hazimi: Të më shpëtosh nga zjarri i Xhehennemit dhe të më fusësh ne Xhennet.


Sulejmani: Nuk mund ta bëj një gjë të tillë.


Ebu Hazimi: Nuk kam nevojë tjetër. - U ngrit dhe shkoi.


Sulejmani ia dërgoi 100 dinar ari, mirëpo Ebu Hazimi nuk i pranoi.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Biseda mes Ibn Hazimit dhe Sulejman Ibn Abdulmelikut Left_bar_bleue0/0Biseda mes Ibn Hazimit dhe Sulejman Ibn Abdulmelikut Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi