Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Truri i njeriut dhe roboti komunikojnë nëpërmjet një kompjuteri

Shko poshtë

Truri i njeriut dhe roboti komunikojnë nëpërmjet një kompjuteri Empty Truri i njeriut dhe roboti komunikojnë nëpërmjet një kompjuteri

Mesazh nga Emir Tue Jan 27, 2009 7:24 am

Truri i njeriut dhe roboti komunikojnë nëpërmjet një kompjuteri
Në një laborator të universitetit të Uashingtonit, studentë e shkencëtarë po kryejnë eksperimente me një robot, që komandohet nërmjet trurit dhe një komputeri. Ky robot duket i ndërlikuar jo vetëm nga pjesët mekanike. Ai në fakt ka edhe mendjen e vet, mendjen e këtij studenti. Në kapelen e tij lexohet emri, Xhosh Storz. Sinjalet e trurit, i shndërrojnë mendimet e tij në veprime për robotin.
Raxhesh Rao pranë universitetit të Uashingtonit thotë se në çdo vrimë në këtë kapele ndodhet një fije përçuese e sinjaleve elektrike tek një përforcues rryme që i dërgon sinjalet në kompjuter ku ndodh pjesa tjetër e procesit të transferimit të mendimeve, komunikimit.
Raxhesh Rao po bën kërkime për të gjetur mënyra se si të dëgjojë sinjalet në tru. Më parë, shkencëtarëve iu duhej të prisnin lëkurën e kokës ose të hapnin kafkën për të marrë sinjale të mjaftueshme.
Shkencëtari i ri thotë se tani studuesit mbështeten në faktin se truri reagon në mënyra të ndryshme, reagime që prodhohen nga zona të ndryshme të trurit. Në këtë rast, truri ngacmohet vetëm në një zonë, për të dërguar vetëm një reagim të veçantë. Në këtë rast roboti lëviz vetëm një ose dy blloqe nga një tryezë në tjetrën dhe bënë lëvizjet e nevojëshme të këmbëve dhe duarve.
Rao thotë se një nga arsyet që ky projekt ka dalë i suksesshëm është aftësia e trurit të njeriut për t’iu përshtatur Robotit. Njeriu mund t’i përshtatet e të mësojë reagimin e komjuterit kështu që ata punojnë së bashku, në një farë mënyre integrohen me njëri tjetrin.
Por, thuajse njësoj si komunikimi me një fëmijë, gjërat jo gjithmonë shkojnë mirë, çka tregon se leximi robotik i mendjes është një proces, një punë në vazhdim
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi