Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

islami ne epoken e globalizmit

Shko poshtë

islami ne epoken e globalizmit Empty islami ne epoken e globalizmit

Mesazh nga Admin Mon Jan 26, 2009 3:35 pm

Islami ne epoken e globalizmit

"Dhe kapuni qe te gjithe ju per litarin (fene dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u pereani! Perkujtonie nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fene islame) ishit te armiqesuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntite e Tij aguat te jeni vellezer. Madje ishit ne buze te gremines se Xhehennemit, e Ai ju shpetoi prej tij. Po keshtu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta qe ju te gjeni te verteten e lumtur." (Ali Imran, 110)

Feja Islame eshte treguar dhe deshmuar, ne rrafshin teorik por edhe ne ate jetesor, praktik, si mesim konstruktiv, efikas dhe fleksibil per edo kohe dhe vend, i aplikueshem ne jeten e individit por dhe te bashkesise. Nese nuk do te kuptohej ky segment i Islamit, do te thote, fleksibiliteti dhe gjalleria e mesimit islam, nuk do te mund te kuptoheshin as fenomenet qe do te permenden ne vijim.
Si eshte e mundur qe nje njeri i terhequr nga jeta publike dhe politike, i urte dhe i bute nga karakteri, i cili per 40 vite nuk u shqua duke u perzier ne politiken dhe fene e vendit te tij, pernjehere te shnderrohet ne reformator fetar, politik, ekonomik dhe shteterore
Si eshte e mundur qe ky njeri, deri atehere me profesion bariu e pastaj tregtari, pa ndihmen e stacioneve radiotelevizive, pa shtyp dhe internet, te arrije t'i bashkoje banoret e shkaperderdhur dhe militante te shkretetires se Arabise.
Si arriti po ky njeri, Muhammedi a.s., qe nje popull me fryme luftarake, pa kulture te mjaftueshme dhe vazhdimisht i ngaterruar ne luftra recirpoke fisnore, ta mbledh nen nje flamur, nen nje ligj, nen nje religjon, nje kulture, nje qyteterim dhe nen nje menyre te administrimite
Dhe, ne fund, si kjo qe nen udheheqjen e Muhammedit a.s. dhe me ndikimin e gjithanshem te Kur'anit, njerezit me te shfrenuar, te Arabise, te behen shembull te moralit, te bindjes dhe degjueshmerise ndaj Zotit dhe bindjes ndaj ligjit dhe rendit qytetare
eshte e gjithenjohur, edhe nga muslimanet edhe nga jomuslimanet, se die te tille Muhammedi a.s. nuk e arriti me shkopin magjik, me ndihmen e fallxhinjve apo me dhune e mashtrim. Kur Islami i pervetesoi shpirtrat, zemrat dhe mendimet e njerezve dhe kur pasardhesit e tij u njohen me epersite e Islamit kundrejt xhahilijetit (injorances), po keta njerez me vullnet te lire, ne rrugen e Zotit, e sakrifikuan edo gje qe posedonin. eshte interesant me kete rast te ceket fjalimi mjaft ilustrues i Xhafer Ibn Talibit, te cilin ai e mbajti ne pallatin e mbretit etiopian Negusit:
"O mbret! Ne qeme njerez pa dije, te dhene pas idhujtarise. Kemi ngrene madje mishin e shtazeve te ngordhura dhe kemi bere edhe shume gjera te tjera te shemtuara. Nuk i kemi respektuar obligimet tona ndaj kusherinjve dhe kemi vepruar keq ndaj fqinjve. Te fortit tone kane jetuar ne llogari te te dobteve, deri sa Zoti nuk e dergoi Pejgamberin te na permiresoje. Ai na ftoi ne sherbim te Zotit dhe na ka terhequr verejtjen qe ta braktisim adhurimin e idhujve dhe gureve. Ai na ka ndaluar edo gje qe eshte irituese: rrenen, shperdorimin dhe shpifjen. Per kete arsye atij i kemi besuar dhe kemi filluar ta ndjekim dhe te veprojme sipas mesimit te tij."
Krahas domethenies historike, ky fjalim insiprues dhe ilustrues i Xhaferit ne ate kohe, per ne ka edhe domethenie vendimtare per kohen ne te cilen jetojme. Mos valle Islami porosine e tij reformatore, morale dhe qyteteruese e ka konsumuar ne teresi gjate te kaluarese Mos valle njerezia ne shekullin XXI eshte ne shkalle me te larte morale dhe shpirterore nga shkalla e shoqerise se theksuar injorante (xhahiliste) dhe politeiste (mushrike)e Pergjigjja ne te dy pyetjet eshte mohuese. Jo, shekulli XXI nuk mund te lavderohet me gjendjen besimore, morale, politike, ekonomike dhe kulturore. Madje, gjendja nga vete perendimoret pershkruhet si me e renda ne ekzistencen e vet.
Mirepo, ne do t'i shtrojme disa ilustrime te qarta te cilat flasin per natyren pershtatese te Islamit, per vitalitetin dhe fleksibilitetin e Islamit per t'iu pergjigjur sfidave aktuale, nga nje ane, dhe per barbarizmin tmerrues dhe shkaterrues te njeriut bashkekohor, modernizmit dhe pasmodernizmit, nga ana tjeter.
Disa milione muslimane jetojne ne ShBA, disa milione ne Gjermani, Angli, France e Itali etj. Numri i pergjithshem i muslimaneve ne bote, sipas burimeve perendimore, e tejkalon numrin prej nje miliarde e gjysme. Muslimanet jane populli me rritjen me te shpejte. Xhamite dhe mesxhidet per edo dite po ndertohen pergjate tere botes, prej Lindjes ne Perendim, prej Veriut ne Jug. Ne Kordobe, te njohur me vlerat islame te muslimaneve emevit ne Spanje, muslimanet spanjolle para pak kohesh e themeluan Universitetin Nderkombetar Islam "Averroes". Jo larg xhamise se jashtezakonshme te vjeter ne Kordobe, muezini serish therret ne namaz. Kjo ndodh pese shekuj pas faktit te njohur kur edhe muslimani i fundit me menyrat me turperuese qe debuar nga trolli spanjoll.
Por, ja edhe disa tregues te theqafes, te degjenerimit te qyteterimit modern.
eshte bere dukuri e zakonshme qe ne kontejnere apo vende te tjera publike te gjenden bebe te posalindura te braktisura. eshte bere legjitime qe edhe shume foshnje nga marredheniet jashtemartesore te hedhen. Marredheniet seksuale jashtemartesore, legalizimi i martesave te nje gjinie dhe nje varg i prostitucionit te organizuar femijeror, pandalshem po shkreteron qytetet dhe vendet e tera. Varshmeria e njerezise nga drogat e ndryshme por edhe nga risite teknologjike aktualisht arrijne nivele alarmante. Kemi edhe trafikimin me njerez apo me pjese te trupit te tyre, abuzimin me femra dhe pabarazine e madhe sociale.
Duke i pasur parasysh te gjitha keto devijime besimore, morale dhe shoqerore, nuk duhet hequr nga mendja se e ardhmja i takon Islamit. Islami mund te ndihmoje qe njeriu moralisht i rrezuar (esfelu's-safilin) te ngritet dhe te behet njeriu me i perkryer (ahsenu't-takvim). Para muslimaneve qendron nje ndermarrje e madhe, e urte dhe intelektuale. Ata nuk do te duhej te perpiqeshin t'ia adaptojne mesimin islam kerkesave moderne por do te duhej ta gjallerojne mesimin e Islamit ne ate menyre efare do te mundesoje qe Islami te njihet dhe te pranohet mjaftueshmeria e tij per epoken moderne.
Bukuria e ketij angazhimi qendron ne ate qe Islami do t'i shperbeje paqes dhe do te rrise shansin qe ai te behet feja numer nje ne bote ne kohen qe vjen. Shqiptaret muslimane kane edhe nje epersi: ne kopshtin me disa fe e besime mund ta prezantojne mesimin e tyre si me te mirin dhe me origjinalin ne menyre mjaft te pershtatshme dhe ne menyre shkencore. Kete muslimanet e kane bere gjate shekujve VII-XII, kete mund te bejne edhe tash.
"Secili (popull) ka nje ane, te ciles ai i kthehet, ju shpejtoni kah punet e mbara, kudo qe te jeni All-llahu ka per t'ju tubuar te gjitheve. All-llahu ka fuqi per edo send." (El- Bekare, 148.).
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 29
Registration date : 10/10/2008

http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi