Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush do ta fitojë Scudetton?

Shko poshtë

Kush do ta fitojë Scudetton? Empty Kush do ta fitojë Scudetton?

Mesazh nga Safir Sun Nov 02, 2008 12:37 pm

Ekspertët e futbollit i kanë etiketuar dy skuadrat nga qyteti i modës, Milan dhe Inter, si ekipet kryesore të cilat do të luftojnë për ta fituar titullin kampion këtë sezon në Itali, mirëpo nuk duhet harruar Romën, Juventusin, Fiorentinën dhe Napolin.

Milan e filloi keq sezonin e ri, mirëpo tashmë i ka lënë pas vetes paraqitjet e dobëta dhe gjithçka flet për rezultate pozitive për skuadrën kuqezi. Një pozitivetit për Milanin është edhe mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, dhe se objektivi kryesor i tyre këtë sezon është që ta fitojnë Scudetton.

Inter e filloi mirë sezonin, pati një rënie, ndërsa tani duket se është këndellur sërish dhe do të vazhdojë të jetë konkurrenti kryesor për ta fituar garën drejt Scudettos, duke e mbrojtur kështu titullin kampion.

Roma duket se ka hequr dorë nga ëndrra për titullin sivjet. Paraqitjet shumë të dobëta të saj duket se do të bëjnë që Giallorosët të luftojnë që të mos përjashtohen nga Serie A në fund të sezonit.

Juventus po ashtu ka kaluar krizën që e pati për pesë ndeshje radhazi pa fitore dhe, edhe pse nuk konsiderohet favorit përpara Milanit dhe Interit, Zonja e Vjetër gjithmonë ka ditur të jetë pengesa e fundit për secilën skuadër, dhe jo rastësisht është skuadra më e madhe italiane.

Fiorentina ende nuk është një skuadër e pjekur për të konkurruar për titull, ndërkohë që Napoli vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës bashkë me Udinesen.

Kush mendoni se do të jetë skuadra e cila do të shpallet kampion në Itali?

Safir
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 27
Age : 29
Registration date : 23/10/2008

http://www.djelmoshaterezikshem.piczo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi