Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

25 METODA PËR TA NDIHMUAR MUHAMMEDIN, ALEJHI SELAM

Shko poshtë

25  METODA PËR TA NDIHMUAR MUHAMMEDIN, ALEJHI SELAM Empty 25 METODA PËR TA NDIHMUAR MUHAMMEDIN, ALEJHI SELAM

Mesazh nga enes Sat Nov 01, 2008 12:57 pm

Pas talljes dhe nënçmimit te Pejgamberit, Alejhi selam, ne mjetet e informimit nga armiqtë ne Danimarke dhe Norvegji, neve e kemi obligim qe t'i kundërshtojmë dhe t'ua demantojmë këto shpifje dhe marrëzi me mjete të ndryshme, lokale apo te tjera qofshin.
Prej mjeteve dhe metodave, me te cilat mund t'i dalim krah Muhammedit, Alejhi selam janë edhe këto:
Shtylla e pare e Islamit është: "Dëshmia se nuk meriton te adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij". Realizimi i pjesës se dytë, qe siç pame është: "dëshmia se Muhammedi është i dërguar i Allahut" bëhet nëpërmjet pikave vijuese:
1. Vërtetimi dhe nxënia bese Pejgamberit, Alejhi selam, ne çdo qe ka lajmëruar, e para prej te cilave është: ai është i dërguar i Allahut tek xhinët dhe njerëzit qe ta kumtoje shpalljen e Zotit me Kur'an dhe Sunnet, te cilët përfshijnë fenë islame si dhe lajmi se Allahu nuk pranon tjetër fe përveç Islamit.
2. Respektimi, pajtimi me gjykimin e tij, nënshtrimi total, nënshtrimi programit te tij dhe pasimi i tij duke hedhur pas shpine çdo gjë tjetër përveç tij.
3. Dashuria për te me shumë se sa për femiun, prindin dhe vetveten, gjë qe vetvetiu përcakton nderimin, respektimin, përkrahjen, mbrojtjen dhe lidhjen për asaj, qe ai e solli.
çdo mysliman e ka obligim qe te nxitoje dhe ta realizoje këtë botëkuptim te dashurisë, ne mënyrë qe besimi i tij te jetë korrekt, te realizohet pjesa e dytë e dëshmisë madhore në Islam, të pranohet dëshmia e tij se Muhammedi është i dërguar i Allahut, sepse hipokritet kanë thënë: " نَ؎ْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ وَاللَّهُ يَ؎ْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذُِؚونَ Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu)". (Munafikun, 1), por megjithatë dëshmia e tyre nuk iu bëri dobi sepse ata harruan zemrën, thelbin, esencën dhe domethënien e kësaj frazë.
Ne vijim vëlla do t'i cekim disa opsione, nëpërmjet te cilave kemi mundësi te punojmë ne përputhje me këtë dashuri. çdo kush prej nesh, sipas mundësisë dhe pozitës qe ka, e ka obligim t'ia njoh dhe ruaj Pejgamberit, Alejhi selam, këtë te drejtë, pra mbrojtjen e tij nga akuzat dhe sulmet grindavece, qoftë edhe duke flijuar për te evladët, prindërit, vetët dhe pasuritë tona.
Së pari: Opsionet ne shkalle individuale:

1. Meditimi i argumenteve prerëse te pejgamberllekut (dërgimit) te tij se ai është i dërguari i Allahut tek të gjitha botet, se Kur'ani Kerim është baze e pejgamberllekut te (revelatës se) tij dhe (meditimi i) argumenteve, te cilat i përmban ai dhe te cilat vërtetojnë bindshëm këtë gjë.
2. Mësimi i argumenteve kur'anore, atyre te sunnetit dhe ixhmait (koncenzusit te myslimaneve), te cilat udhëzojnë ne obligueshmerine e respektimit dhe nënshtrimit Pejgamberit, Alejhi selam si dhe ne urdhërimin për pasimin e tij.
3. Dituria se Allahu, subhanehu ve teala, e ruan sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam, dhe këtë nëpërmjet punës se shkëlqyer te dijetarëve islame përgjatë historisë. Këta dijetare, Allahu ua shpërbleftë mundin me Xhennet, sqaruan thëniet e vërteta nga shpifjet duke i kodifikuar këto thënie ne baze te parimeve me te thukta (një prej te cilave është edhe senedi, zingjiri i transmetuesve), me te cilat veçohet ky ummet nga ummetet tjera.
4. Ndijimi i dashurisë për te ne zemra duke përkujtuar cilësitë dhe virtytet e tij fisnike, morale apo natyrore qofshin, leximi i jetëpërshkrimit te tij moral dhe natyrore (anës fizionomike) dhe (ndijimi) se ne personalitetin e tij janë gërshetuar përsosmëria njerëzore dhe morale.
5. Përkujtimi i vlerës dhe bamirësisë se tij te madhe ndaj nesh, sepse ai na e kumtoi fenë e Allahut, subhanehu ve teala ashtu siç është me së miri, e plotësoi dhe përsosi atë. Pejgamberi, Alejhi selam, kumtoi shpalljen (revlaten), kreu emanetin, këshilloi ummetin…
6. Adresimi i çdo të mirë, e kësaj botë apo e ahiretit qoftë, pas Allahut Pejgamberit, Alejhi selam, sepse ai na udhëzoi ne te mirë andaj Allahu e shpërbleftë prej nesh me mirë se sa qe është shpërblyer ndonjë pejgamber nga populli i tij.
7. Përkujtimi se Pejgamberi, Alejhi selam, ishte i mëshirshëm, bute dhe kureshtar për ummetin e tij. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: " النَؚِّيُّ أَوْلَى ؚِالْمُ؀ْمِنِينَ مِنْ أَنفُسِهِمْ Pejgamberi është më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre". (Ahzab, 6)
8. Studimi i ajeteve dhe haditheve, te cilat bëjnë fjale për pozitën dhe gradën e lartë te tij tek Allahu, Krijuesi i tij, pastaj dashurinë dhe nderimin me te lartë te Allahut për te.
9. Përmbajtja urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala ndaj nesh për ta dashur, madje jo vetëm për ta dashur por edhe për t'i dhënë përparësi dashurisë për te ndaj dashurisë qe ndiejmë për vete. Thotë Pejgamberit, Alejhi selam,: " لن ي؀من أجدكم جتى أكون أجؚ إليه من نفسه وولده ووالده والناس أجمعين Askush prej jush nuk do ta këtë besimin e plotë derisa unë të mos jem tek ai me i dashur se sa vetja, fëmiu, prindi i tij dhe tërë njerëzit".
10. Përmbajtja urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala ndaj nesh qe te jemi te sjellshëm me te dhe me sunnetin (traditën e tij). Thotë Allahu, subhanehu ve teala,: " يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ النَؚِّيِّ وَلَا تَجْهَرُوا لَهُ ؚِالْقَوْلِ كَجَهْرِ َؚعْضِكُمْ لَِؚعْضٍ أَن تَجََؚْؕ أَعْمَالُكُمْ وَأَنتُمْ لا تَ؎ْعُرُونَ O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju". (Huxhurat, 2), pastaj: " إِنَّ الَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصْوَاتَهُمْ عِندَ رَسُولِ اللَّهِ أُوْلَ؊ِكَ الَّذِينَ امْتَجَنَ اللَّهُ قُلُوَؚهُمْ لِلتَّقْوَى لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَ؞ِيمٌ Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut., All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh". (Huxhurat, 3), pastaj: " لَا تَجْعَلُوا دُعَاء الرَّسُولِ َؚيْنَكُمْ كَدُعَاء َؚعْضِكُم َؚعْضًا hirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit". (Nur, 63)
11. Nënshtrimi urdhrit te Allahut, subhanehu ve teala për përkrahjen dhe mbrojtjen e Pejgamberit, Alejhi selam, nga çdo gjë e lige qe i kërcënohet, apo e mete qe i shpifet, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala,: " لِتُ؀ْمِنُوا ؚِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhë të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respeketoni,". (Fet'h, 9)
12. Vendosmëria e sinqertë dhe e përhershme për ta përkrahur dhe mbrojtur atë.
13. Përkujtimin e shpërblimit të madh ne botën tjetër, ahiret, për atë qe realizon këtë dashuri te ndërsjellë ashtu siç kërkohet. Madje jo vetëm kaq, por i tilli do të jetë shoqërues i Pejgamberit, Alejhi selam, ne Xhennet dhe këtë bazuar ne thënien apo garancen e Pejgamberit, Alejhi selam, "أنت مع من أجؚؚت Ti do të jesh me atë/a qe i do!", te cilën ia garantoi atij qe kishte thënë: "Unë e dua Allahun dhe te dërguarin e tij!".
14. Kureshtja dhe kërshëria për te dërguar salavate mbi Muhammedin, Alejhi selam çdoherë qe ai përmendet, pas ezanit, ne ditën e premte, ne çdo kohe, për hirë te shpërblimit të madh te kësaj dhe pozitës se madhe te Pejgamberit, Alejhi selam, tek ne.
15. Leximi i jetepershkrimit te vërtetë te Pejgamberit, Alejhi selam, duke u ndaluar ne ndodhi dhe raste, prej te cilave përfitojmë urtësi dhe këshilla, duke u munduar ne te njëjtën kohe t'i lidhim ato me jetën dhe aktualitetin tonë.
16. Të mësuarit e sunnetit te tij, duke lexuar thëniet (hadithet) e tij te vërteta, duke kuptuar domethënien e tyre, duke përkujtuar mësimet profetike, te cilat shtjellohen ne këto thënie, qofshin urtësi te shndritshme, virtyte morale te larta, adhurim komplet për Allahun, subhanehu ve teala, apo nënshtrim absolut Krijuesit te Vetëm.
17. Pasimi i tërë sunnetit te tij, duke i dhënë përparësi asaj qe është me e domosdoshme.
18. Kureshtja për ta pasuar Pejgamberin, Alejhi selam, edhe ne gjëra te lejuara (mustehabe), qoftë edhe njëherë ne jetë…
19. Largimi dhe kujdesi nga tallja me diç prej sunnetit te tij.
20. Gëzimi me përhapjen dhe zbatimin e sunnetit te tij ne mesin e njerëzve.
21. Pikëllimi për shkak te mbetjes ne errësirë te disa sunneteve te tij, te cilat ende nuk panë dritën ne mesin e veprave te njerëzve.
22. Urrejtja e çdo kritikuesi Pejgamberin, Alejhi selam, apo sunnetin e tij.
23. Dashuria për familjen e tij, gratë dhe pasardhësit e tij si dhe te afruarit tek Allahu, subhanehu ve teala, me dashurinë për ta. Kjo për hirë te afërsisë se tyre tek Pejgamberi, Alejhi selam, dhe për hirë te Islamit të tyre, respektivisht, mbajtjes për tij. Për ata, qe janë gabimtare prej tyre, neve duhet te jemi kureshtar t'i udhëzojmë ne udhëzimin e Muhamemdit sepse udhëzimi i tyre për Pejgamberin, Alejhi selam, është me i dashur se sa udhëzimi i te tjerëve, siç i ka thënë Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me te, Abbasit, xhaxhait te Pejgamberit, Alejhi selam,: " مهلاً يا عؚاس، لإَسلامك يوم أسلمت كان أجؚ لي من إسلام الخؕاؚ، ومالي إلا أني قد عرفت أن إسلامك كان أجؚّ إلى رسول الله صلى الله عليه وسلم من إسلام الخؕاؚ Ndal o Abbas! Hyrja jote në Islam atë ditë kur ti hyrë, për mua ishte me e dashur sesa te hynte Hattabi (babai im). Këtë jo për tjetër, përveç se unë e dija se hyrja jote në Islam për Pejgamberin, Alejhi selam, ishte me e dashur se sa hyrja e Hattabit".
24. Trajtimi i familjareve te Pejgamberit, Alejhi selam, ashtu siç na ka porositur Pejgamberi, Alejhi selam,: "أذكركم الله في أهل ؚيتي Ua përkujtoj Allahun ne familjaret e mi!". (Këtë e tha tri here).
25. Dashuria për shokët e Pejgamberit, Alejhi selam, nderimi i tyre si dhe besimi i vlerës se tyre ndaj atyre qe erdhën me pas ne dituri, pune dhe pozite tek Allahu, subhanehu ve teala.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi