Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Malajzia njeh Republikën e Kosovës

Shko poshtë

Malajzia njeh Republikën e Kosovës Empty Malajzia njeh Republikën e Kosovës

Mesazh nga enes Sat Nov 01, 2008 7:45 am

Qeveria e Malajzisë ka njohur Republikën e Kosovës. Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hysenit, iu kumtua njoftimi për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës nga shefi i Zyrës së Malajzisë në Kosovë, Mustafa Hj. Mansor. Me këtë rast, z. Mansor ia dorëzoi ministrit Hyseni letrën e Ministrit të Jashtëm të Malajzisë, Dr Rais Yatim. Ne letër thuhet: "Dëshiroj t'i referohem bisedës sonë të përbashkët gjatë takimit të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 27 shtator 2008, në Nju Jork. E çmoj mundësinë që patëm për të shkëmbyer pikëpamjet lidhur me çështjet e interesit të përbashkët duke përfshirë edhe zhvillimet në Kosovë. Kam nderin që Shkëlqesisë Suaj dhe përmes Jush edhe Qeverisë së Kosovës njoftimin se Qeveria e Malajzisë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Më lejoni, Shkëlqesi, t'jua përcjell Ju dhe Qeverisë së Kosovës dëshirat më të sinqerta në përpjekjet tuaja të ardhme. Pranoni Shkëlqesi konsideratat e mia më të larta", thuhet në letrën e ministrit të Jashtëm të Malajzisë, Dr Rais Yatim, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni. Malajzia është vendi i 52-të që e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Shefi i zyrës së këtij vendi në Kosovë, Mustafa Hj. Mansor, tha se vendi i tij është i interesuar të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovë, në një të ardhme të afërt. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, falënderoi Qeverinë e Malajzisë dhe homologun e tij malajzian për njohjen e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, ai shprehu besimin se në vazhdimësi do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nga vende të tjera.
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi