Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ËNDËRRA E NJË DJALOSHI

Shko poshtë

ËNDËRRA E NJË  DJALOSHI Empty ËNDËRRA E NJË DJALOSHI

Mesazh nga Benjamin Sat Oct 25, 2008 3:53 am

Nuk falja namaz rregullishtë dhe harrova se ku gjindej xhamia.Para Ramazanit te vitit 1420 fjeta në shtëpinë time. Pashe çudira ne gjumë. Isha në shtrat dhe flija. Pastaj erdhi gruaja ime dhe filloi te me zgjojë. Bërtita çfarë don ?! Por befasia ishte ajo se nuk munde te degjinte zerin tim.U mundua të më zgjojë përsëri e unë sërish parashtroja pyetjen e njejtë e ajo edhe më tutje nuk më ndëgjonte.Shkoi e frikësuar dhe thirri motrat dhe vëllezërit e mi. Shkuan dhe u kthyen me një mjek. Befasia tjetër ishte se edhe ai nuk mundë të më ndëgjonte. Më kontrolloi dhe u tha se kam vdekur. Ata filluan të qajnë dhe të mërziten për mua edhe pse unë realishtë nuk kisha vdekur, por nuk e dia përse ata nuk dëgjonin zërin tim nderisa tezja ishte më nervoze.Kështu shikoja gruan time dhe vëllezërit e mi duke u folur atyre, por ata edhe më tutje nuk dëgjonin. Dëgjoja se si bisedonin për xhenazen time. Më dërguan drejt varrezave e unë i bërtitja secilit që kalonte pranë meje se jam gjallë dhe se nuk kam vdekur e ata të gjithë nuk më përgjigjeshin .Pastaj më përgatiten dhe më pastruan dhe shkuan pas meje në xhami që të ma falin namazin e xhenazes. Atëherë i fola imamit dhe i thash se jam gjallë dhe se nuk kam vdekur ,por imami asgje nuk u përgjigj. Unë madje i dëgjoja dhe ata i shikoja kurse ata më injoronin.
Pas namazit më dërguan sërish drejtë varrëve dhe filluan ta përgadisin varrin tim. Më futën në një gropë. I bërtitja të fundit që e pashë, ndërmjet tij dhe meje ishin dërrasat ... I thash se nuk kam vdekur dhe “mos më varros!“ Nuk mu përgjigj.Mbi mua hudhnin dhe. Mu kujtua fjala e të Dërguarit [sal-laAllahu alejhi we sel-leme]: „Me të vërtetë i vdekuri i dëgjon hapat.“ Dëgjova hapat e tyre derisa ata shkonin prej varrezave .Atëherë u vërtetova se jam në një hapësirë të errët.Më errdhen dy njerëz dhe njëri u ul te këmbët e mia e njeri te koka .Më pyetetn :”Kush është Zoti yt ?” nisa të them: “Zoti im është...,Zoti im është...” E di kush është Zoti im, por nuk e di se si kam harruar. Gjithashtu më pyeten :” Kush është i Dërguari yt?”,nisa të përsëris:” I Dërguari im është...I Dërguari im është...” Prapë nuk munda të kujtohem se kush është i Dërguari im. Dhe gjithashtu më pyeten se cila ëeshte feja yte dhe përsëritja ishte e njejetet si me pergjigjet e para. E në kokën time silleshin familja,vetura dhe shitorja ime.Pastaj erdhi me një çekan të madh dhe më goditën aq shumë në ballë saqë bërtita dhe i zgjova ata që flinin në shtëpi … Ç`ke , pse bërtet? Zgjohu! Gruaja ime filloi të më thërras. E kuptova se krejt kjo kishte qenë vetëm ëndërr dhe menjëherë pas gjumit e ndëgjova ezanin e sabahut. Mu përcaktua edhe një jetë, kurse kjo ëndër qe shkak për udhëzimin tim dhe të kapurit fortë për fenë, zvogëlimin e haramit dhe gjërave që më largojnë nga xhenneti .Elhamdulilah pranova nënshtrimin ndaj Allahut! Tani jetoj në lumturi dhe rehati të plotë bashkë me gruan,fëmijët dhe vëllezërit e mi .Lus Allahun [subhanehu we teala] që të ma marr shpirtin duke qenë i nënshtruar ndaj Tij.
Nga libri ”Esh-shebab bejnel ade vel ibade
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
ËNDËRRA E NJË  DJALOSHI Left_bar_bleue0/0ËNDËRRA E NJË  DJALOSHI Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi