Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sarandë: Përmbytet varka me 20 persona, deri tani 3 të vdekur

Shko poshtë

Sarandë: Përmbytet varka me 20 persona, deri tani 3 të vdekur Empty Sarandë: Përmbytet varka me 20 persona, deri tani 3 të vdekur

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 23, 2008 9:07 am

Sarandë: Përmbytet varka me 20 persona, deri tani 3 të vdekur 7743
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në liqenin e Butrintit ku një varkë me 20 persona është përmbytur.

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në liqenin e Butrintit të Sarandës ku një varkë me 20 persona është përmbytur. Nga kjo ka gjetur vdekjen një grua me foshnjen e saj 3 muajshe dhe një djalë 17 vjeçar.

Sipas të dhënave të para 20 personat që ndodheshin në varkë do të niseshin klandestinë për në Greqi por baticat dhe zbaticat në këtë orë, ka sjellë që varka të përmbytet duke sjellë vdekjen e menjëhershme të një nëne dhe foshnjes së saj vetëm 3 muajshe, si dhe një djali 17-vjeç.

Burimet e policisë thonë se ende nuk bëhet e ditur numri i saktë i viktimave të kësaj tragjedie, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 8 ambulanca dhe forca të shumta të komisariatit.

Dhimitraq Lapa, Drejtori i Spitalit të Sarandës, në një lidhje direkte me "News24" bën të ditur se aktualisht janë konfirmuar 3 të mbyturit, një grua dhe një vajzë 3 muajshe si dhe një djalë 17 vjeçar. Lapa ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ndodhen të katër ambulanca të shoqëruar me mjek dhe infermier.

Sipas drejtorit të Spitalit të Sarandës mësohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh dhe se nga momenti në moment pritet të shtohet numri i të mbyturve. Ende nuk dihet fati i personave të tjerë të cilët ndodheshin në varkën e mbytur, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi i shpëtimit dhe mjekë të shumtë.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Sarandë: Përmbytet varka me 20 persona, deri tani 3 të vdekur Left_bar_bleue0/0Sarandë: Përmbytet varka me 20 persona, deri tani 3 të vdekur Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi